Alb'swiss TV
Lajme

Kryeministri Hoti kërkon falje për e Selmanajt, por thotë se e vërteta nuk qëndron ashtu

kryeministri-hoti-kerkon-falje-per-e-selmanajt,-por-thote-se-e-verteta-nuk-qendron-ashtu

Avdullah Hoti, ka komentuar deklaratën e Zëvendëskryeministrit Driton Selmanajt, për personat e pagjetur.

Kryeministri Hoti vlerëson se deklarata e Selmanajt është shrembëruar nga persona të caktuar.

“Tema e të pagjeturve është e para që diskutohet, krejt këto tregojnë se sa e përkushtuar është kjo qeveri dhe sa për zemër e merr çështjen e të pagjeturve. Deklaratat që i ka dhënë Selamanj, po shtrembërohen nga persona të caktuar, nëse do të kishte një element më të vogël në bindje të cilit do zyrtarë të qeverisë që do të binte ndesh me parimet ose në çfarëdo forme i bënë të ndihen keq familjarët e të pagjeturve, unë menjëherë do kërkoja falje dhe do të merrja masa”, tha Hoti para gazetarëve.

Ai thotë se kërkon falje nëse dikush është ndier keq, mirëpo sipas tij e vërteta nuk qëndron ashtu.

“Nëse dikush nga ta është ndier keq, kërkoj falje, por e vërteta nuk qëndron ashtu siç është thënë publikisht”, tha Hoti.

Tutje ai tha se të pagjeturit janë prioritet për qeverinë që e drejton.

Interpelanca e Kuvendit për të pagjeturit, ditën e enjte ëshë përcjellur me shumë tensione, fillimisht pati përplasje mes Arben Gashit të LDK-së e Saranda Bogujevcit të LVV-së, e cila është e mbijetuar e masakrës në luftën e fundit në Kosovë.

Debati vazhdoi edhe nëpër studiot televizive, i ftuar në emisonin “Pressing” në T7, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj i tha gazetarit Parim Olluri se “jemi lodhë me kësi qasje”.

Deklarata e tij u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale dhe më pas u inicua edhe një peticion për shkarkimin e tij.

Por Selmanaj doli me një sqarim në profilin e tij në Facebook, me anë të të cilit tha deklarata e tij është thënë “vetëm dhe vetëm në këtë kontekst: MJAFTË më se jemi lodhur me përdorimin e temave tepër të ndjeshme për qëllime tejet të ulëta politike.

Kushdo që provon që me tema të tilla të ndërtoj kauzë politike kundër kundërshtarëve politik, apo të provoj që mbi to të ndërtoj karrierë politike është TURP, TURP që as toka nuk mund ta mbaj”, shkroi ai ndër të tjera.

Ndryshe, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një bisedë për Gazetën Express ka vlerësuar se është gabim inicimi i peticionit për shkarkimin e zvëvëndëskryeministrit Driton Selmanaj, teksa u bën thirrje për kujdes deputetëve dhe qeveritarëve që flasin për tema të ndjeshme si ajo e personave të pagjetur.

Të ngjajshme

PDK: Shkarkimi i Rashit Qalajt është hakmarrës dhe përpjekje për kapjen e institucionit të Policisë

albswiss.com

Rritja e rasteve në Kosovë dhe në shtetet fqinje, ministri Zemaj merr këtë vendim

albswiss.com

Specialja vendos: Salih Mustafa edhe dy muaj në paraburgim

albswiss.com