Alb'swiss TV
Sport

Kryeministri Hoti lajmërohet nga stadiumi “Fadil Vokrri”, këto janë fjalët e tij

kryeministri-hoti-lajmerohet-nga-stadiumi-“fadil-vokrri”,-keto-jane-fjalet-e-tij

Avdullah Hoti është lajmëruar nga stadiumi “Fadil Vokrri”.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka përkrahur kombëtaren e Kosovës e cila do të përballet sonte me Moldavinë.

Hoti përmes një postimi në Facebook, Hoti u shpreh i emocionuar para ndeshjes duke thënë se veçantia e kësaj nate vjen nga porosia e Dardanëve , kushtuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Djemve tanë sonte u urojmë suksese me thirrjen e DARDANËVE #behuzeriim#bemyvoice. Përjetova ndjesi të veçantë gjatë vizitës në Stadiumit Kombëtar “Fadil Vokrri” para ndeshjes Kosovë – Moldavi, e cila fillon nga ora 20:45, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Veçantia e kësaj nate vjen nga porosia dhe thirrja mbështetëse e DARDANËVE tanë #behuzeriim#bemyvoice, kushtuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ne, Dardanët, thërrasim fuqishëm e njëzëri, sepse zëri yt është zëri im”, ka shkruar Hoti.

Të ngjajshme

“Bllokohet” ndeshja Milan-Juventus?

albswiss.com

Milan me formacion super sulmues kundër Napolit!

albswiss.com

Diaz- Milan, dalin detaje të reja

albswiss.com