Alb'swiss TV
Lajme

Kryeministri Hoti paralajmëroi konferencë, Qeveria tregon se a do të ketë shtrëngim të masave

kryeministri-hoti-paralajmeroi-konference,-qeveria-tregon-se-a-do-te-kete-shtrengim-te-masave

Hoti paralajmëroi konferencë, Qeveria tregon se a do të ketë shtrëngim të masave.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thirrur sot një konferencë për media për të diskutuar në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19 në vend.

Me thirrjen e kësaj konference është menduar se do të shtohen masat mbrojtëse ndaj Covid-19.

Megjithatë, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë për Express, se nuk do të ketë shtrëngim të masave ndaj pandemisë Covid-19.

Masat e marra para dy javësh, do të vazhdojnë të zbatohen edhe më tej në vend.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë ditë më parë se vendimi i fundit për masat ndaj Covid-19, do të vazhdojë të jetë i njëjtë.

Ai ka thënë se shtimi i masave do të varet nga qytetarët e vendit, se sa ata i respektojnë masat aktuale.

Përndryshe, vendosja e orës policore si masë mbrojtëse është kundërshtuar shumë nga opozita.

Deputetë të këtij subjekti kanë kërkuar që kjo masë të largohet sa më shpejtë.

Të ngjajshme

67 të shëruar në Kosovë gjatë 24-orëve të fundit

albswiss.com

Haradinaj flet pas takimit me Mustafën e Limajn, përgjigjet nëse do të bëhet president

albswiss.com

Blerim Kuçi e ka ofruar dorëheqjen te kryeministri

albswiss.com