Alb'swiss TV
Lajme

Kryeministri Hoti: Sot është ditë feste për çdo shqiptar

kryeministri-hoti:-sot-eshte-dite-feste-per-cdo-shqiptar

Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Tahiri e Selmanaj, ka bërë homazhe te monumenti i heroit kombëtar Gjegj Kastrioti- Skënderbeu dhe shtatorja e Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Hoti tha se sot është festë për çdo shqiptar, ndërsa si institucione shtetërore do të nderojnë të gjithë dëshmorët që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Sot është ditë feste për çdo shqiptar, është festë kombëtare. Ne i filluam nderimet tona nga shtatorja e Skënderbeut, me të cilin identifikohet nëntori i parë, festa më e madhe e gjithë shqiptarëve, dhe tek shtatorja e presidentit Rugova, dhe tash do të vazhdojmë në Prekaz, në vendin e shenjët, për të treguar nderime ndaj tyre dhe gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë ne sot”, ka thënë Hoti.

Të ngjajshme

Shpend Ahmeti për Vjosa Osmanin: Nuk ka gjasa që të jetë bartëse e listës së VV-së

albswiss.com

Humbje miliardëshe, ndihmë milionëshe

albswiss.com

Haraqija: Nëse del një komision i krijuar nga LDK që ka mbledhur dëshmi kundër UÇK-së, unë e djegi vetën në shesh

albswiss.com