Ujmani e të pagjeturit, Kryeministri sot raporton para deputetëve në dy interpelanca.
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot.
Kryeministri Avdullah Hoti në ora 10:00 do të përballet me deputetët për dy tematika.
Me kërkesë të deputetit të Vetëvendosjes (VV) Liburn Aliu, do të mbahet interpelanca e kryeministrit Hoti lidhur me Përfshirjen dhe ndarjen e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020.
Po ashtu me kërkesë të deputetes së VV-së, Saranda Bogujevci, do të mbahet interpelancë edhe sa i përket temës së të pagjeturve.
Në këtë seancë që pritet të fillojë në ora 10:00 pritet të shqyrtohen edhe disa projektligje dhe raporte vjetore.