Maldini fantastik: Milan transferon mbrojtësin e La Ligas me kosto zero.
Te Milan kanë filluar të punojnë për merkaton e verës dhe Paolo Maldini ka piketuar disa përforcime me parametra zero.
Përveç Florian Thauvin i cili do ti bashkohet Rosonerëve si futbollist i lirë, një tjetër emër ka përfunduar në shënjestrën e Paolo Maldinit.
Mediat spanjolle, raportojnë se Milan synon transferimin e mbrojtësit të Real Betis, Aissa Mandi.
29-vjeçarit i skadon kontra me Betisin në fund të sezonit dhe Maldini synon të përfitojë nga kjo mundësi.
Mandi ka luajtur 23 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar tre gola. Ismal Bennacer gjithashtu mund të ndikojë tek Mandi, pasiqë luajnë sëbashku për Algjerinë.
Te Milan janë optimist për transferimin e Mandi, ndërsa bisedimet pritet të fillojë së shpejti.