Alb'swiss TV
Lajme

Ku u zhduk çanta e delegacionit?

ku-u-zhduk-canta-e-delegacionit?

Ku u zhduk çanta e delegacionit, po vazhdojnë hetimet nga policia belge.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi e ka pyetur sot kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin për vjedhjen e çantës gjatë kohës sa ishin për vizitë zyrtare në Bruksel të Muhamet Mustafës, anëtarë i Kosovës në ekipin për dialog.

“Pyetja ime drejtuar Kryeministrit kishte të bëjë me çantën e vjedhur të njërit nga anëtarët e delegacionit të ekspertëve në bisedimet Kosovë-Serbi. Përgjigja e Kryeministrit ishte në kundërshtim me atë që e kemi parë në raportin e publikuar në media të datës 3 nëntor 2020”, ka thënë deputetja e PDK-së përmes një reagimi.

Kësaj pyetje të deputetes iu është përgjigjur kryeministri Hoti. Ai ka thënë se gjithçka për këtë temë ka qenë transparente, e se rasti është duke u hetuar nga autoritetet belge dhe vendore.

“Çdo aludim që ka pasur përpjekje për të mbajtur në fshehtësi është spekulim, këtë e dëshmon fakti që në mnëyrë tranasparente kjo është raportuar te autoritete përkatëse belge, zyrtarët përkatës janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet për të hedhur dritë mbi rastin, rasti është lajmëruar edhe te policia e Kosovës”, thotë ai.

Hoti thotë se do të hetohet se nga kush ka rrjedhur raporti konfidencial për këtë temë.

“ Shqetësim shumë i madh edhe për ju edhe për mua duhet të ishte bërja publike e një raporti konfidencial, unë do të kërkoj hetim se si ka rrjedhë ky raport në media. Koordinatori shtetëror dhe profesor Muhamet Mustafa janë deklaruar publikisht se çanta ka qenë personale, e kanë ndjekë rrugë e raportimit te autoritetet përkatëse, nuk ka pasur asnjë dokument sekret, publikimi i të cilave do të mund të dëmtonte punën e delegacionit. Dokumentet janë gjetur, hetimi nuk ka përfunduar”, thotë ai.

Të ngjajshme

ALARMANTE: 514 raste të reja me kronavrisu në Kosovë

albswiss.com

Gjilani këtë javë ka më pak të infektuar dhe më shumë të shëruar nga

albswiss.com

Kthimi i mërgimtarëve pas pushimeve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

albswiss.com