Alb'swiss TV
Lajme

Kur Vuçiq mund të hyjë në Kosovë, tregon Daut Haradinaj

kur-vuciq-mund-te-hyje-ne-kosove,-tregon-daut-haradinaj

Haradinaj ka treguar se kur Vuçiq mund të hyjë në Kosovë.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj e ka përkrahur veprimin e ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla për ndalimin e vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

Haradinaj tha se pranimi i fajit për krimet e gjenocidin, kërkimfalja, rikthimi i eshtrave i të të gjithë shqiptarëve të zhdukur në varrezat masive si dhe dorëzimi i kri’minelëve serbë para drejtësisë, janë hapi i vetëm dhe i duhur që do të mund të siguronte një normalizim dhe lëvizje të lirë.

“Kosova nuk do të lejojë shantazhet, provokimet dhe lojërat politike të atyre që ndihen krenarë për krimet e gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kjo nuk është rruga drejt normalizimit dhe paqes afatgjate. Ne nuk presim të ndiejnë dhembshuri krahët politik e ushtarak të kohës së Millosheviqit, ata që projektuan vrasjet, masakrat, gjenocidin në Kosovë e sot udhëheqin me shtetin që kreu krimin, por presim pranim e kërkimfalje për gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Ditë më parë, Vuçiqit dhe disa zyrtarëve të tjerë të Serbisë nuk ju dha leja për të hyrë në Kosovë.

Të ngjajshme

Vdes nga koronavirusi avokati i njohur kosovar

albswiss.com

Reagon deputeti i AAK-sës: Është gabim të largohet Walkeri prej punës që e ka kryer

albswiss.com

Sot një muaj nga arrestimi dhe transferimi në Hagë i Thaçit dhe të tjerëve

albswiss.com