Kombëtarja e Suedisë do të luajë nesër me Kosovën në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Ekspedita suedeze sot ka arritur në Kosovë, teksa kanë zhvilluar edhe stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Me ekipin suedez është edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shumë tifozë edhe në Kosovë
Një tifoz i vogël i Ibrahimovicit, Amar Maloku ka arritur që të bëjë një foto me yllin e Milanit.
Ai në duar mbante një fotografi të Ibras, teksa u fotografua me idollin e tij të futbollit.
Kujtojmë që disa tifozë kosovarë kishin dal për ta pritur lojtarin e preferuar të tyre, por Zlatan ka injoruar ata duke mos i përshëndet fare.
Për me tepër shikoni videon kur Zlatan ‘injoron’ tifozët e tij kosovarë…