Alb'swiss TV
Lajme

Kuvendi sot debaton për situatën me pandeminë në vend

kuvendi-sot-debaton-per-situaten-me-pandemine-ne-vend

Deputetët në seancë debatojnë për situatën me pandeminë në vend.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot debat parlamentar në lidhje me gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 nga ana Qeverisë.

Debati mbi gjendjen me koronavirus mbahet në kohën kur vendi po vazhdon të përballet me shtim të rasteve me sëmundjen infektive, si pasojë e së cilës nga e premtja e kaluar janë ndërmarrë masa të reja rigoroze që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve dhe punën e gastronomisë.

Vendi ynë dje ka regjistruar edhe 688 raste të reja pozitive, 11 viktima dhe 236 të shëruar, ndërkohë që numri i rasteve aktive është 11.431 dhe janë gjithsej 833 viktima që nga shpërthimi i epidemisë në mesin e muajit mars.

Të ngjajshme

Afër 1700 raste aktive me koronavirus në Kosovë, rëndohet situata në Klinikën Infektive

albswiss.com

Gjykata Speciale lëshon komunikatë, tregon se për çfarë po akuzohet Jakup Krasniqi

albswiss.com

Vendimi i Kushtetueses mobilizon VV-në, paralajmërojnë Qeverinë “Kurti 2”

albswiss.com