21.5 C
Geneva
Saturday, June 7, 2025

Ky është drejtori i ri i Agjencisë kundër Korrupsionit

Me 62 vota nga deputetët e Kuvendit, Yll Buleshkaj është zgjedhur drejtor i ri i Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Buleshkaj do të ketë mandat pesëvjeçar në krye të kësaj Agjencie. Buleshkaj në garën për të marrë drejtimin e AKK-së e kishte Visar Krasniqin.

Ai deri tani ka qenë drejtor ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive dhe Certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Emri i tij mori vëmendjen e publikut pasi kjo zyrë pati rekomanduar që në zgjedhjet e shkurtit të lejohej certifikimi i kandidatëve që kanë probleme me ligjin.

Emri më i përmendur në këtë pikë ishte ai i kryeministrit aktual Albin Kurtit, që me vendim të institucioneve të tjera iu ndalua të garonte në listën e Vetëvendosjes, për shkak të dënimit që kishte marrë më herët.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img