Pirlo merr lajm të mirë, një lojtar shërohet nga koronavirusi.
Juventus njofton se Rodrigo Bentancur është rikuperuar nga COVID-19.
Reprezentuesi i Uruguait doli pozitiv me COVID-19 më 4 mars dhe pritet të rikthehet në fillimin e prillit.
“Rodrigo Bentancur i është nënshtruar siç duhet protokolleve për të dalë negativë në rezultat”, thuhet në njoftimin zyrtar të Juventusit.
“Lojtari për këtë arsye është rikuperuar dhe nuk është në izolim nga dita e sotme, ku edhe është bashkuar me klubin.”
Zonja e Vjetër do të luajë ndaj Beneventos të dielën në Allianz Stadium, nga ora 15:00.