Alb'swiss TV
Lajme

Lajmi i fundit: Vdes edhe një mësimdhënës nga koronavirusi

lajmi-i-fundit:-vdes-edhe-nje-mesimdhenes-nga-koronavirusi

Vdes edhe një mësimdhënës nga koronavirusi.

Në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë mësuesi, Ilmi Ibrahimi nga Gjilani.I njëjti ishte i infektuar me virusin Covid-19.Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arber Ismajli.

Ismajli ka thënë se mësimdhënësin do ta kujtojë gjithmonë si burim i krenarisë për edukimin dhe arsimin e brezave.“Pishtarin e dijes, mësuesin Ilmi Ibrahimi, do ta kujtojmë përgjithmonë ndër gjenerata, si burim krenarie e frymëzimi si kontributdhënës me vlerë në edukimin dhe arsimimin e brezave.

Vepra e tij do të jetë simbol rezistence në edukimin e shumë gjeneratave.

Ndjestë i past shpirti i tij i bardhë.

Ngushëllime familjes, rrethit dhe mbarë shoqërisë”, ka shkruar Ismajli.Deri tani nga IKSHPK janë konfirmuar 948 viktima nga koronavirusi.

Të ngjajshme

Diplomatja kosovare: Nuk kemi të dhëna për ndonjë bashkëkombës të prekur nga termeti në Izmir

albswiss.com

Zgjedhjet në Podujevë, nesër nis fushata

albswiss.com

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

albswiss.com