Alb'swiss TV
Sport

Lamtumirë Barcelonë, Coutinho drejt klubit të ri

lamtumire-barcelone,-coutinho-drejt-klubit-te-ri

Barcelona po kërkon një klub të ri për yllin e tyre.

Philippe Coutinho duhet të kërkojë një klub të ri në merkaton dimërore.

Barcelona së fundmi po kërkon largimin e menjëhershëm të lojtarit nga klubi i tyre, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Kjo pasi që në marrëveshjen e nënshkruar midis Liverpool dhe Barcelona, pas arritjes së 100 ndeshjeve të lojtarit me klubin katalan, aktivizohet klauzola ku këta të fundit duhet të paguajnë një shumë afro 20 milionë euro drejt Anfild.

Përkundër faktit që Coutinho është njëri ndër transferimet më të shtrenjta në histori të klubit të Barcelonës, ai nuk ka arritur ta dëshmoj vetën si duhet.

Për shkak të problemeve financiare nëpër të cilat po kalon Barcelona, pagesat e tëpërta duhet të largohen nga klubi dhe për këtë arsye transferimi i Coutinhos do të rregullonte deri diku çështjet e financave.

Deri tani 28 vjeçari ka zhvilluar më shumë se 90 ndeshje me Barcelonën dhe ka shënuar 26 gola.

Të ngjajshme

Mourinho lë në stol Balen, ja kush starton

albswiss.com

Real Madridi merr një vendim shumë të rëndësishëm

albswiss.com

Këto janë të gjitha grupet e kualifikimeve për Botëror

albswiss.com