fbpx
-18 C
Geneva
Wednesday, January 22, 2025

Lamtumirë Pirlo, Juventus gati ka gjetur zëvendësuesin e tij

Juventusi i nis kërkimet për zëvendësuesin e Andrea Pirlos

Juventusi ka filluar të mendojë tashmë për ta gjetur zëvendësuesin e Andrea Pirlos, pas rezultateve të dobëta të tij në stolin bardhezi.

Pirlo është duke u kritikuar ashpër dhe përballet me presion të madh, pas humbjes së Juventusit 1:0 kundër Beneventos të dielën në Serie A.

Bardhezinjtë ngelin 10 pikë prapa liderit Inter në tabelën e Serie A dhe tashmë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, transmeton Express.

Si pasojë, Pirlo s’e ka më të sigurt punën në Juventus dhe klubi e ka përgatitur tashmë një listë të ngushtë me zëvendësuesit të tij të mundshëm, sipas Repubblica.it.

Juventusi nuk po mendon ta shkarkojë Pirlon në vazhdim të sezonit, por nëse situata përkeqësohet, atëherë ndihmësi i tij Igor Tudor mund ta emërohet trajner i përkohshëm deri në përfundim të sezonit.

Pastaj, nëse Pirlo shkarkohet, Gian Piero Gasperini, Luciano Spalletti dhe Simone Inzaghi do të konsiderohen për ta zëvendësuar ish-mesfushorin.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img