Belotti do të largohet nga Torino
Milani, Interi, Roma dhe Napoli janë skuadrat që zyrtarisht po monitorojnë situatën e sulmuesit Andrea Belotti te skuadra e Torinos.
Belotti ka refuzuar rinovimin e kontratës me Torinon që i skadon vitin tjetër dhe po kërkon largimin në fund të këtij sezoni.
Skuadrat tjera italiane janë të gatshme të paguajnë dëmshpërblim deri në 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e Belottit, që konsiderohet ndër sulmuesit më të mirë në Serie A.
27-vjeçari këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 22 ndeshje kampionale me Torinon.
Sulmuesi i Italisë është pjesë e Torinos prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Palermo.