Laporta në aksion, Barcelona arrin marrëveshje me yllin e Bayern Munich – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Laporta në aksion, Barcelona arrin marrëveshje me yllin e Bayern Munich

laporta-ne-aksion,-barcelona-arrin-marreveshje-me-yllin-e-bayern-munich

Barcelona thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Alaban

Mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba, me shumë mundësi do ta vazhdojë karrierën në La Liga, tek gjiganti katalunas Barcelona.

Alaba është në vitin e fundit të kontratës së tij me Bayernin dhe përkundër bisedimeve të shumta, nuk kanë arritur marrëveshje rinovimi.

Ylli austriak ka konfirmuar tashmë se pas mbylljes së sezonit do të largohet nga Bavarezët, ndërsa nuk mungojnë klubet e interesuara për të.

Real Madridi ishte klubi më i përfolur për të ardhmen e tij, por tani si duket ka ndryshuar situata.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona ka arritur një marrëveshje verbale me mbrojtësin e Bayernit, Alaba.

Me gjigantët katalanas që në dukje mposhtën rivalët e tyre Realit për nënshkrimin e austriakut, vëmendja në Camp Nou tani është vendosur të kalojë diku tjetër.

Përveç Alabas, drejtuesit e Barcelonës e duan edhe sulmuesin e Manchester City, Sergio Aguero, i cili është një tjetër nga ata që do mund të vjen si lojtar i lirë në verë.

Të ngjajshme

Chelsea dhe United ndajnë pikët në “Stamford Bridge”

albswiss.com

Më në fund Liverpooli vendos për të ardhmen e Xherdan Shaqirit

albswiss.com

Shpërthen presidenti i Feronikelit pas humbjes në Pejë: Të gjithë do të dënohen ne maksimum, turp

albswiss.com