fbpx
-6.1 C
Geneva
Friday, November 29, 2024

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo në një ekip?

PSG synon të bëjë të pamundurën, Messi dhe Ronaldo në një ekip?

Pa u mbyllur mirë plaga e eliminimit të Juventusit nga edicioni i 29 i Champions League-s filluan të dëgjohen menjëherë zërat e parë mbi një largim të mundshëm të yllit të bardhezinjve Cristiano Ronaldo nga “zonja e vjetër”.

CR7 është shumë i pakënaqur me skualifikimin që në fazën e 1/8 nga Porto, për më tepër Juventusi konsiderohej nga të gjithë si tepër favorit për të kaluar pengesën që ofronin në këtë tur “dragonjtë”.

Nisin në këtë mënyrë shpejt hamendësimet mbi destinacionin e ardhshëm të 36-vjeçarit portugez dhe në mënyrë të kuptueshme një ndër alternativat e para është padyshim skuadra e Paris SG.

Situata e sulmuesit të saj Kylian Mbappe është vërtet shumë e paqartë dhe natyrshëm me kaq shumë oferta në dispozicion askush nuk do të habitej për një largim të mundshëm të 22-vjeçarit të përfaqësueses franceze, me origjinë kameruno – algjeriane nga klubi i mirënjohur parizien.

Në rast se Drejtori Sportiv Leonardo dhe Presidenti Nasser Al – Khelaifi nuk do t’ia dalin mbanë për ta bindur lojtarin e tyre më të çmuar atëherë në mënyrë të kuptueshme klubi i famshëm francez do të marrë masa për ta zëvendësuar të paktën në mënyrë të denjë numrin 7 të ekipit.

Kështu pas Lionel Messit te Paris SG ka nisur të lakohet gjithashtu edhe emri i Cristiano Ronaldos.

Kjo javë e muajit mars do të kujtohet vërtet gjatë, sepse për herë të parë pas 16 vjetësh në fazën çerekfinale të Champions League-s nuk do të jenë as Cristiano dhe as Leo Mesi, dy golashënuesit më të mirë në gjithë historinë e kompeticionit më të rëndësishëm të Kontinentit të Vjetër.

Fillimisht Cristiano dhe më pas Messi.

Eliminimet e dhimbshme të Juventusit dhe Barcelonës, dy klubeve që e nisën aventurën e këtij edicioni për më tepër në po të njëjtin grup pritet të lënë pasoja. Fillimisht Juvja dhe më pas Barça.

Dy ndër klubet me më shumë emër në rruzull u eliminuan në këtë mënyrë në harkun e vetëm 24 orëve nga ky aktivitet.

Sikur të mos mjaftonte kjo, pavarësisht vuajtjeve pa fund të pjesës së parë në “Parc des Princes” klubi parizien ia doli të kualifikohet mes tetë ekipeve më të mirë të Champions-it.

Falë investimeve kolosale drejtuesit e Paris SG po bëjnë çmos për ta shndërruar klubin parizien në një superfuqi të futbollit botëror.

Nëse Mbappe largohet vërtet, duke parë humorin jo të mirë të Lionel Mesit dhe Cristiano Ronaldos nuk është shumë e vështirë për të parashikuar një transferim të mundshëm të njërit prej këtyre dy yjeve në radhët e klubit që po dominon prej afërsisht një dekade futbollin francez.

Që Messi po kërkon të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, kur i përfundon kontrata me klubin blaugrana, ky është një fakt që nuk përbën më ndonjë lloj sekreti, megjithëse për hir të së vërtetës presidenti i sapozgjedhur Joan Laporta do t’i lëvizë të gjithë gurët dhe do të bëjë çmos për ta bindur kapitenin që të mos largohet nga “Camp Nou”, sidoqoftë në krahun tjetër eliminimi i bardhezinjve që në këtë fazë ka mërzitur pa fund edhe vetë yllin luzitan.

Pavarësisht fizikut të tij të veçantë, Cristiano tani është 36 vjeç, e ashtu si për Messin, edhe për sulmuesin nga Madeira nuk është se mbeten edhe shumë alternativa për të vazhduar këto vite të fundit të karrierës.

Sipas Le Parisien krerët e klubit kryeqytetas janë duke ndjekur me vëmendje të madhe të gjitha zhvillimet më të fundit.

Nëse situata e Mesit dihej pak a shumë prej kohësh rasti i CR7 është i freskët, për më tepër siç zbulon e përditshmja franceze duke patur parasysh përfundimin e kontratës të Cristianos në verën e vitit 2022, kontaktet ndërmjet menaxherit të futbollistit të famshëm portugez Jorge Mendes dhe Nasser Al Khelaifi-t nuk janë ndërprerë kurrë.

Për 36-vjeçarin nga Funchal-i idea e Parisit SG si një destinacion për të përmirësuar rekordet dhe për të vijuar edhe për pak sezone karrierën si protagonist në Kontinentin Evropian përfaqëson një zgjedhje të shkëlqyer, kuptohet përpara se gjithçka të mbyllet në kampionatin e ndonjë vendi ekzotik. Nyja gordiane pra mbetet Kylian Mbappe, të cilit i përfundon kontrata gjithashtu në verën e vitit 2022.

Prandaj është e qartë se nëse 22-vjeçari parizien vendos të firmosë një kontratë afatgjatë për klubin e mirënjohur kryeqytetas atëherë në mënyrë të kuptueshme si Messi ashtu edhe Cristiano do të vuajnë vërtet shumë për të gjetur klube që të përmbushin dëshirat e tyre, pa bërë sakrifica të ndjeshme në aspektin ekonomik.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img