Alb'swiss TV
Lajme

Letra e Nehat Idrizit, personit që shpalli kandidaturën për President të Kosovës

letra-e-nehat-idrizit,-personit-qe-shpalli-kandidaturen-per-president-te-kosoves

Një person me emrin Nehat Idrizi ka shpallur kandidaturën për president të Kosovës.

Nehat Idrizi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për President të Kosovës.

Gazeta Express ka siguruar letrën e Nehat Idrizit i cili ka shpallur vetë kandidaturën për president.

Idrizi i ka njoftuar të gjitha subjektet politike për kandidaturën e tij, prej të cilave ka kërkuar edhe mbështetje.

“Dëshiroj t’ju informoj për kandidaturën time për President të Republikës së Kosovës. Si një kandidat apolitik, kërkoj mbështetjen tuaj dhe të subjektit tuaj politik për kandidaturën time.

Unë besoj thellë që Kosovës i duhet një President apolitik dhe konsensual. Unë ju garantoj që do të punojmë së bashku për të arritur objektivat shtetërore”, thuhet në letrën e Idrizit drejtuar partive.

Ndryshe, Idrizi ka qenë gjykatës, profesor dhe Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Të ngjajshme

Ministri Zemaj paralajmëron sërish ashpërsimin e masave

albswiss.com

Lajmi i fundit: Arrestohet Jakup Krasniqi

albswiss.com

Shërohen edhe 389 pacientë nga koronavirusi në Kosovë

albswiss.com