Alb'swiss TV
Sport

Leverkusen – Rashica, lajm i papritur nga Gjermania

leverkusen-–-rashica,-lajm-i-papritur-nga-gjermania

Zbehet interesimi i Leverkusenit për Rashicën.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, mund të mbetet pjesë e Werder Bremenit deri në verën e vitit të ardhshëm.

Gazeta gjermane “Bild”, ka raportuar të mërkurën se Bayer Leverkuseni është ftohur nga transferimi i Rashicës në janar të vitit të ardhshëm.

Rashica ishte në planet e Leverkusenit gjatë verës së këtij viti, por transferimi i tij dështoi në ditën e fundit.

Futbollisti nga Vushtrria është larg formës që kishte sezonin e shkuar. Nuk ka shënuar në asnjë prej katër ndeshjeve të këtij edicioni.

Ndërkohë, Werder Bremeni është i interesuar që gjatë dimrit ta shesë Rashicën për të përfituar financiarisht.

Futbollisti 24-vjeçar me Werderin ka kontratë deri në qershor të vitit 2022. Ai pjesë e klubit gjerman është që nga janari i vitit 2018. Te Werderi u transferua nga Vitesse e Holandës, derisa karrierë ka bërë edhe te Vushtrria.

Të ngjajshme

Shqipëri – Kazakistan, ky është rezultati i pjesës së parë

albswiss.com

Robin Krasniqi ka ateron në Kosovë, këto janë fjalët emocionuese të tij

albswiss.com

Nuk shtyhet mocioni për rrëzimin e tij, Bartomeu seriozisht në rrezik

albswiss.com