fbpx
6.7 C
Geneva
Sunday, December 29, 2024

Lionel Messi – Inter, sapo erdhi lajmi i fundit

Do ta mirëprisnim krahëhapur Messi në Inter Miami thotë Higuain.

Inter Miami do ta priste Lionel Messi “krahëhapur”, sipas Gonzalo Higuain, i cili thotë se mund ta shohë yllin e Barcelonës duke iu bashkuar atij në MLS.

Leo është në vitin e fundit të kontratës dhe ende s’ka vendosur nëse do të qëndrojë në Barcelonë, apo do të ndërrojë skuadër për herë të parë në karrierë.

Inter Miami, klubi i David Beckham, ka kohë që interesohet për dyshen Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, por nuk dihet nëse ndonjëherë do t’ia arrijë qëllimit për t’i marrë ata.

“[Andrea] Pirlo erdhi këtu [në MLS] kur ishte kampion, kështu bën [Thierry] Henry, [David] Villa dhe [Blaise] Matuidi”, tha Higuain për ESPN.

“Nuk shoh asnjë arsye pse Lionel Messi të mos vijë. Nëse do ta bënte atë të lumtur, ne do ta prisnim krahëhapur”.

“Ai do të vendosë vet se ku do të luajë dhe se cila është më e mirë si në aspektin personal ashtu edhe në atë sportiv. Por, për mendimin tim, ai ka ende forcë për të garuar në Champions League”.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img