Parashikimi më i fundit nga superkompjuteri, Liverpool as në top katër.
Liverpool për herë të parë në vitin 2016 do mbes jashtë top katër, sipas parashikimit të superkompjuterit.
“Reds” momentalisht gjenden në pozitën e gjashtë dhe kanë humbur katër ndeshje radhazi, duke pranuar 10 gola në progres.
Skuadra e Jurgen Klopp është 19 pikë prapa liderit Manchester City dhe pesë pikë mbrapa Ëest Ham, që zë pozitën e katërt.
Sipas “bettingexpert.com”, “Reds” do luajnë në Ligën e Evropës edicionin tjetër, në rast se nuk e fitojnë Ligën e Evropës.
Titullin pritet ta fitojë Manchester City që shihet si favoriti kryesor, ndërsa pozitat dy, tre dhe katër do renditën United, Leicester City dhe Chelsea.
Sa i përket skuadrave tjera të mëdha, si Tottenham, Everton dhe Arsenal do mbesin jashtë ‘top 5’ duke mos arritur të luajnë në gara evropiane, bazuar nëse nuk e fitojnë Ligën e Evropës.
Tabela e Premierligës bazuar në parashikimin më të fundit nga superkompjuteri.