Liverpool-Leipzig luhet sërish në “Puscas Arena” – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Liverpool-Leipzig luhet sërish në “Puscas Arena”

liverpool-leipzig-luhet-serish-ne-“puscas-arena”

Për herë të parë në histori, ndeshja Liverpool-Leipzig luhet sërish në “Puscas Arena”.

Përveçse ka bërë të pamundur praninë e tifozëve, situate e krijuar nga pandemia po bëhet shkak edhe për ndryshimin e stadiumeve për zhvillimin e disa ndeshjeve të rëndësishme.

Kështu ndodhi në Europë, ku skuadrat gjermane, spanjolle e portugeze nuk pritën në impiantet e tyre klubet angleze, por u detyruan të shtegtojnë kryesisht në Hungari, Rumani apo Itali.

Gjermanët e Leipzig pritën Liverpoolin në stadiumin “Puscas Arena” dy javë më parë, në sfidën e parë të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, pasi shteti gjerman nuk autorizonte hyrjen e futbollistëve anglezë brenda territorit.

Sot UEFA miratoi sërish stadiumin “Puscas Arena” të Budapestit për të pritur ndeshjen e kthimit Liverpool-Leipzig, duke qenë se rregullat e pandemisë detyrojnë futbollistët e Leipzig të qëndrojnë dy javë në karantinë, nëse udhëtojnë drejt Anglisë.

Kjo është hera e parë në historinë e Ligës së Kampionëve, që si ndeshja e vajtjes, ashtu edhe ajo e kthimit, të luhen në të njëjtin stadium, megjithatë qeveria europiane e futbollit ka justifikuar vendimin, me situatën e rënduar të pandemisë.

Sfida e parë përfundoi me fitoren 0-2 të Liverpoolit, që këtë herë do të duhet të administrojë avantazhin prej dy golash, për të kaluar në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Të ngjajshme

Reali të fitojë derbin kundër Atleticos, kjo është dëshira e Koeman

albswiss.com

Lëndohet Pique, ja sa do të mungojë

albswiss.com

United përballet me një dënim të madh nëse nuk rinovon kontratën e Cavanit

albswiss.com