Alb'swiss TV
Sport

“Loja e Arsenalit nuk këqyret me sy”

“loja-e-arsenalit-nuk-keqyret-me-sy”

Legjenda e Manchester United thotë se loja e Arsenalit nuk këqyret me sy.

Gary Neville beson se çdo gjë po shkon keq për Arsenalin në të njëjtën kohë, por thotë se trajneri Mikel Arteta duhet të fillojë t’i rregullojë gjërat duke e bërë përsëri argëtuese lojën e tij.

Arsenali ka mbetur me vetëm 14 pikë nga 14 ndeshje pas humbjes kundër Evertonit 2:1 të shtunën, duke e regjistruar rekordin më të keq që prej sezonit 1974/75, transmeton Gazeta Express.

Arteta e festoi njëvjetorin e emërimit trajner i Arsenalit me pesë disfata dhe dy barazime në shtatë ndeshjet e fundit në Premierligë.

Në një analizë të lojës së Arsenalit për Sky Sports, Neville tha se topçinjtë bëjnë lojë të mërzitshme për sy dhe këmbënguli se hapi i parë drejt kthimit në binarë është duke i bërë lojtarët ta dashurojnë futbollin përsëri.

“Mendoj se Mikel Arteta duhet ta bëjë një gjë në javët e ardhshme: rezultate mund të mos korrë e as paraqitje të mirë, por duhet t’i bëjë lojtarët të kënaqen në fushë. Në këtë çast, ata nuk po e kënaqen në fushë”, tha Neville.

“Skuadra e Artetës duket solide dhe e qëndrueshme por bën lojë të mërzitshme. Dikur thosha se në Old Trafford mund të fitosh, të humbësh, por kurrë të mërzitesh pse shkove ta shikosh lojë atje”.

Të ngjajshme

Sancho – Dortmund, vjen lajmi i shumëpritur

albswiss.com

Duket patjetër t’i dëgjoni këto fjalë të Zlatan Ibrahimovicit

albswiss.com

Talenti francez thyen heshtjen dhe i përgjigjet Paolo Maldinit!

albswiss.com