Lukaku- Man City, ndodh e papritura – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Lukaku- Man City, ndodh e papritura

lukaku-man-city,-ndodh-e-papritura

Lukaku refuzon transferimin në Man City?

Gazzetta dello Sport raporton se Manchester City është i gatshëm të transferojë Romelu Lukaku për çfarëdo shifre, por ai nuk do të largohet nga Interi.

Sipas gazetës sportive italiane, Pep Guardiola e ka përcaktuar Lukakun si një përforcim ideal për skuadrën e tij, transmeton lajmi.

Belgu ka mjaft përvojë në Angli, pasi ka luajtur me Everton dhe Manchester United.

Gazzetta thotë se Guardiola kishte shprehur interesim për të siguruar shërbimet e tij qysh në afatin kalimtar të verës së kaluar.

Ky interesim besohet që vlen akoma, por Lukaku ka gjetur formën e jetës së tij në Inter dhe nuk ka ndërmend ta ndërpresë këtë përvojë tashmë.

Ai ka shënuar 58 gola në 84 ndeshje në të gjitha garat për Interin, duke dëshmuar se 74 milionë eurot e paguara për të, ia kanë vlejtur.

Të ngjajshme

Hidhet shorti i gjysmëfinaleve së FA Cup, ky do të jetë derbi më interesant

albswiss.com

Spanja shënon një tjetër gol

albswiss.com

Arbër Zeneli e quan speciale ndeshjes kundër Suedisë: Kam luajtur atje që nga 15 vjeç

albswiss.com