Alb'swiss TV
Lajme

Lutfi Haziri thotë se situata me koronavirus në Gjilan është alarmante

lutfi-haziri-thote-se-situata-me-koronavirus-ne-gjilan-eshte-alarmante

Lutfi Haziri thotë se situata me koronavirus në Gjilan është alarmante.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se situata me COVID-19 në këtë komunë vazhdon të jetë alarmante.

Haziri ka shkruar në Facebook se përkundër uljes së numrit të rasteve pozitive, situata nuk është e mirë.

“#Dita265. Përkundër që javën e fundit kemi ulje të rasteve dhe më shumë të shëruar, situata në Gjilan vazhdon të jetë alarmante. Ju lutem që t’i zbatoni rekomandimet sepse bartja e maskës, higjiena dhe distanca, janë masat e vetme që nuk lejojnë bartjen e infeksionit”, ka shkruar Haziri.

Haziri ka bërë të ditur se momentalisht në Gjilan janë 374 raste aktive me koronavirus.

“Vizitat dhe pritjet për ngushëllime janë të ndaluara. Përkundër traditës dhe dhimbjes, mos lejoni që të infektohen fqinjët dhe familjarët. Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 6573 të testuar, 2562 kanë rezultuar pozitivë, 2115 janë shëruar, 73 qytetarë e kanë humbur betejën me #COVID19, 374 raste aktive, 65 në hospitalizim dhe 143 mostra në pritje”, ka shkruar Haziri.

Statusi i plotë i Hazirit, pa ndërhyrje:

#Dita265. Përkundër që javën e fundit kemi ulje të rasteve dhe më shumë të shëruar, situata në Gjilan vazhdon të jetë alarmante. Ju lutem që t’i zbatoni rekomandimet sepse bartja e maskës, higjiena dhe distanca, janë masat e vetme që nuk lejojnë bartjen e infeksionit.

Vizitat dhe pritjet për ngushëllime janë të ndaluara. Përkundër traditës dhe dhimbjes, mos lejoni që të infektohen fqinjtë dhe familjarët.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 6573 të testuar, 2562 kanë rezultuar pozitivë, 2115 janë shëruar, 73 qytetarë e kanë humbur betejën me #COVID19, 374 raste aktive, 65 në hospitalizim dhe 143 mostra në pritje.

Të ngjajshme

Thaçi pas pak iu drejtohet mediave, pas aktakuzave të Speciales

albswiss.com

BE-ja ende pa afate për dërgesën e vaksinave në Ballkan

albswiss.com

Parashikimi i motit për këtë javë

albswiss.com