Alb'swiss TV
Lajme

Lutja e ministrit Cakaj për qytetarët e Luginës së Preshevës

lutja-e-ministrit-cakaj-per-qytetaret-e-lugines-se-presheves

Cakaj ka një lutje për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës të cilëve iu janë pasivizuar adresat, të paraqesin rastet e tyre pranë zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc e Medvegjë.

Cakaj tha se dokumentimi i saktë i adresave të pasivizuara është parakusht për trajtimin e këtij procesi krejtësisht arbitrar dhe diskriminues ndaj shqiptarëve të Luginës.

Shkrimi i plotë:

Këshilli Kombëtar Shqiptar këto ditë ka ndërmarrë një fushatë jashtëzakonisht të vyer për mbledhjen e të dhënave personale për gjithë shqiptarët me adresa të pasivizuara në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë .
Për këtë arsye, veçanërisht këto ditë kemi ruajtur komunikim të ngushtë me Kryetarin e Këshillit, z. Ragmi Mustafa, për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e kësaj nisme.

Dokumentimi i saktë i adresave të pasivizuara është parakusht për trajtimin e këtij procesi krejtësisht arbitrar dhe diskriminues ndaj shqiptarëve të Luginës. Ndaj, ju lutemi të gjithë qytetarëve të cilëve u janë pasivizuar adresat, të paraqesin rastet e tyre pranë zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc e Medvegjë.

Ne do vazhdojmë mbështetjen e pakursyer me veprime konkrete politike, institucionale dhe diplomatike për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës

Të ngjajshme

Mustafa thotë se Kurti ishte i gatshëm për dialog me BE’në por jo me SHBA’të

albswiss.com

Pse mediat në SHBA shpallin fituesin e zgjedhjeve?

albswiss.com

Sejdiu: Veliu nuk duhej shkarkuar, por LDK mezi priste të ndodhte kjo

albswiss.com