Ja çfarë bëri Ibra për të motivuar bashkëlojtarët para ndeshjes me Veronën.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic duhet të duartrokitet për gjestin që e ka bërë para ndeshjes me Veronën.
Edhe pse jashtë fushave për shkak të lëndimit, Ibrahimovic vazhdon t’i jep zemër skuadrës.
Ibra ishte mysafir i nderit në festivalin italian San Remo. Suedezi ka rezervuar avion privat për të qenë i pranishëm në ndeshjes mes Veronës dhe Milanit.
39-vjeçari e ka paguar personalisht avionin privat vetëm për t’i dhënë zemër skuadrës. Ai ka arritur të drekojë me skuadrën para ndeshjes.
Milan e mposhti Veronën me rezultat 0-2, ndërsa Ibra ishte i pranishëm në tribuna dhe me këtë veprim e dëshmoi edhe njëherë se është një njeri i madh.