Alb'swiss TV
Sport

Maldini e pranon se Milan po synon transferimin e këtij lojtari

maldini-e-pranon-se-milan-po-synon-transferimin-e-ketij-lojtari

Drejtori teknik i MIlanit, Paolo Maldini e ka pranuar se mesfushori i Marseille, Florian Thauvin është një synim i tyre “edhe për shkaqe ekonomike”.

Kuqezinjtë janë lidhur me një kalim të sulmuesit të krahut 27 vjeçar, i cili ka shënuar tre gola dhe ka bërë pesë asiste në nëntë ndeshje në Ligue 1 këtë sezon.

Maldini ka theksuar se kontrata e Thauvin skadon në qershorin e 2021 dhe kuqezinjtë janë të interesuar që ta marrin atë.

“Ai është një lojtar i cili ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm, kështu që është një lojtar interesant sidomos nga pikëpamja ekonomike”, tha Maldini për Telefoot.

“Ai është një lojtar i nivelit të lart. Nuk është saktësisht prototip i lojtarëve që ne kemi blerë në këto dy vite, marrë parasysh moshën”.

“Çfarë ai thotë gjithmonë, megjithatë, është një miks në mes të shumë lojtarëve të rinj dhe disa të tjerëve më përvojë që na japin më shumë cilësi”.

“Sigurisht, është një profil i lojtarëve që ne e përcjellim”.

Të ngjajshme

Lëndimi nuk e pengon Ibrahimovicin, ia siguron tri pikët e radhës Milanit

albswiss.com

Real Madrid merr vendim befasues për Luka Modricit

albswiss.com

Në klubet e Premierligës, numër rekord rastesh me koronavirus

albswiss.com