Alb'swiss TV
Lajme

Maloku: Partive oligarke e autokrate (të “luftës”) bashkë me ato kleptokrate e komuniste (të “paqes”), u iku koha

maloku:-partive-oligarke-e-autokrate-(te-“luftes”)-bashke-me-ato-kleptokrate-e-komuniste-(te-“paqes”),-u-iku-koha

Sociologu dhe analisti i njohur kosovar, Fadil Maloku, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.

Ai tha se hyjmë në dekadēn e dominimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Maloku ndër të tjera thotë se fitorja e VV në Llap dhe sidomos aktakuzat e ngritura ndaj ish ca komandantave nga Gjykata Speciale, janë dēshmia mē e mirë se koha e lidershipit tē përjetshëm politik po pērëndon, dhe se demokracia ngadal por sigurt, po instalohet në Kosovë.

“Kosova demokratizohet vetēm kur të pensionohen partitë autokrate të “luftës” dhe ato të “paqes” me njëmendësi komuniste”- shtoi sociologu kosovar.

Postimi i plotë:

(Fitorja e VV në Llap dhe sidomos aktakuzat e ngritura ndaj ish ca komandantave nga Gjykata Speciale, janë dēshmia mē e mirë se koha e lidershipit tē përjetshëm politik po pērëndon, dhe se demokracia ngadal por sigurt, po instalohet në Kosovë. Po hyjmë në dekadēn e dominimit tē Vetëvendosjes…)

– PDK- ja, duhet të REFORMOHET (sepse; me principe dhe kritere autokrate komanduese të luftēs s’mund të udhëhiqet për të gjitha kohërat…). Ajo poashtu duhet të bëjē shumē më shumë në mënjanimin e hipotekēs së fajsisë për gjitha të (pa)bëmat (krimit, korrupsioni…) e pasluftës dhe në emër tē po kësaj lufte; Ajo duhet qē tani ta filloj “kursin” e spastrimit (lexo, në kuptimin pozitiv ndrrimin e gjeneratave) brenda superstrukturës dhe hierarkisë partiake, nē rast se dëshiron të hyj në konkurrencē lojale me subjektet e demokratizuara përmbrenda;

⁃ LDK- ja, duhet të RINOHET; (sepse, me gjeneratën e liderit komunist qē s’ka asnjë lidhje me kohën në tē cilën jeton kjo shoqëri, është vështirë të rindërtohet me kreativitet të duhur e ardhmja e gjeneratave të sotme); Ldk-ja, poashtu duhet të jap përgjigje, “eshaloneve” të reja të rinjëve që dëshirojnë të aderojnë në këtē subjekt, se përse u instalua me këto përmasa; konfirmizmi, nepotizmi dhe poltronizmi? Pastaj, pērse u votua; demarkacioni me Malon e Zi, ku humbēm 8 mij h tokë? Pse, luderi i fundit komunist në rajon, Isa Mustafa me dorē të vetë nënshkroi Asociacionin, me gjithē ato kompetenca? Dhe kështu ne e la “kopilin” në derë shtëpie? Pse…etj;

⁃ AAK- ja, duhet të DEMOKRATIZOHET; (sepse, përveç lidershipit të përjetshëm shquhet edhe me vendimarrje karakteristike arbitrare, të një njeriu, një familje dhe një klani të ngushtë… Organet partiake janë vetëm improvizim dhe folklorizēm social); Edhe ky subjekt duhet të jap llogari për demarkacionin, taksen, krimin, korrupsionin, etj. Ndryshe, duhet të shpjegoj edhe instalimin e traditës antidemokratike për kryetarëllëkun e përjetshëm të lidershipit të saj;

⁃ VV – ja, duhet të PROFILIZOHET; (sepse, ende ka elemente dhe bēnë veprime infantile stigmatizuese e paragjykuese /nē stilin e kritikës hegeliane; kritikë të pamshirshme/ ndaj çdo gjëje…!; Ajo poashtu duhet të jap përgjigje, për anatemimin e kundërshtarëve ideologjik, e sidomos temën e “refuzimit” të bashkëpunimit me partnerët dhe aleatët e pavarësisë; dekada e tretë, është dekadē e saj; VV, në fakt është vet lideri i saj karizmatik, të cilin edhe ashtu proceset aktuale rajonale dhe ato globale do e amnestojnē nga gjykimet dhe paragjykimet eventuale. Kjo do tē ndodh edhe nga shkaku, se VV arriti qē me pastërtinē dhe fisnikërinë e qēllimit qeverisës, (por, edhe me bastardhimin dhe sidomos keqpërdorimin që ia bēnë pushtetit që e bënë kundërshtarët; autokrat (PDK-ja), oligarkë (AAK-ja) r kleptokrat (LDK-ja), t’i imponohet si alternativë e besueshme qeverisëse dhe si subjekt i vetēm që tani për tani e fascinon më së shumti qytetarinë kosovare.

⁃ AKR – ja, duhet të KONZERVOHET; (sepse, me premtime boshe e pa sens politik e që kanë pēr qëllim vetëm grabitjen e pushtetit … dhe realizimin e do synimeve tenderuese, është e pamundur të qëndrosh nē skenën politike ku elektorati për çdo palë zgjedhje avanson emancipimin e vet politik;

⁃ Nisma, duhet të PENSIONOHET;(sepse, ajo pat probleme serioze me “pragun zgjedhor”! Ajo është parti tipike krahinore. Ku dyshimet në qëllimet e saja të (pa)sinqerta janë rritur në mënyrë meteorite. Zgjidhja e këtij grushti të elektorati krahinor, është rikthimi apo derdhja e tij në “kazanin” fillestar të PDK-s. Ndryshe, historia do i harroj edhe si subjekt edhe si lidership. Konkurrenca e ashpër e gjeneratës digjitale, me ate të komandantave do bëhet e padurueshme:

⁃ Lista ” Srpska” duhet të KOSOVARIZOHET;(sepse, në të gjitha palët zgjedhore nē Kosove, ky subjekt idhte dhe mbeti “instrument”politik i Beogradit, qē të vetmin rol dhe detyrim sociopolitik e kishte dhe i mbeti; ishte ai i vêshtërsimi imediat e jetës së shtetēsisë kosovare; ai i gërryerjes sistematike i sovranitetit të shtetndërtimit; ai i ndarjes në baza etnike; ai i kontrollit sa më madhë të teritorit /arriti t’i krijoj ligjërisht 9komuna serbe në “barkun”e shtetit të Kosovë/; ai i shkëputhes së 25%_30% të territorit kosovar; ai i shpalljes … (në një të ardhme) së njē “republika serpska e Kosovës dhe Metohisë; ai i …;

⁃ QYTETARIA- duhet të VETËDIJËSOHET, sepse vetëm një qytetari e emancipuar politikisht mundet të demokratizoj një shoqēri të transicionit. Aq më shumë një shoqëri e robëruar sikurse ishin shqiptarët e Kosovës.

⁃ GJYKATA SPECIALE duhet të ZGJËROHET me kompetencat e veta edhe me ngritjen e aktakuzave ndaj serbëve, në mënyrë që t’i bëjë publike masakrat dhe gjenocidin e Serbisë mbi popullatën civile të Kosovës; multietniciteti në qasje i kësaj Gjykate, padyshim që do i largonte si dyshimet ashtu edhe paragjykimet dhe stereotipizimet ndaj aktakuzave;

Kosova demokratizohet vetēm kur të pensionohen partitë autokrate të “luftës” dhe ato të “paqes” me njëmendësi komuniste.

Të ngjajshme

Blerim Rexha rrëfehet: U largova nga Bordi i AKP-së se u shitën 50 hektarë tokë për 5 mijë euro.

albswiss.com

Kandidati për President nga AAK-ja paralajmëron bashkimin me Shqipërinë

albswiss.com

Parashikimi i fundit: Kjo është përqindja që partitë politike pritet të fitojnë në zgjedhje

albswiss.com