Ekipi i Pep Guardiolës, nuk e ka ndërmend të ndalet me transferime.
Manchester City, po monitoron situatën e Sergi Robertos në Barcelonë zbulon Calcio Mercato.
Marrëveshja aktuale e 29-vjeçarit skadon në 2022, dhe Blaugrana ende nuk e kanë lidhur atë me një rinovim, përcjell ORAinfo.
City mund të transferohet për Sergi Roberto në janar, në atë moment ai do të jetë i lirë të negociojë një marrëveshje para-kontratës./ORAinfo/