fbpx
-18.1 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

Man Utd eliminohet nga FA Cup, Leicester prek gjysmëfinalen

Leicester e eliminon Unitedin nga FA Cup.

Leicester City ka arritur të mposht Manchester Unitedin, në çerekfinalen e FA Cup.

Vendasit fituan bindshëm me rezultat 3 – 1, shkruan lajmi.net.

Së pari, nga gabimi trashanik i Fred, përfitoi Iheanacho që realizoi për 1 – 0 (24′).

Mysafirët, u përgjigjën përmes Mason Greenwood që u asistua nga Pogba (38′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Ishte përsëri Leicester që riktheu epërsinë, këtë herë realizoi Tielemans (52′).

Derisa, pritej që Unitedi të barazonte shifrat, në skenë doli sërish Iheanacho që vulosi fitoren e “Dhelprave” (78′).

Tani, me këtë fitore, Leicester do përballet me Southamptonin në gjysmëfinale të FA Cup

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img