Manchester United përgatit kontratën e re për Fernandesin, do t’i dyfishohet paga.
Man Utd është i gatshëm t’i ofrojë mesfushorit ofensivë, Bruno Fernandes kontratë të re.
Sipas The Sun, portugezi është lojtari më i mirë te skuadra e Ole Gunnar Solskjaer në dy edicionet e fundit.
Fernandes fiton rreth 100 mijë euro në javë.
Është e vërtetë që fiton para edhe nga bonuset, por ende është shumë mbrapa yjeve të tjerë si David de Gea dhe Paul Pogba.
Pritet që me rinovimin e kontratës ai do fitojë rreth 200 mijë euro në javë, derisa do këtë edhe para shtesë për çdo paraqitje, gola dhe trofe.
Ish ylli i Sporting, është vetëm lojtari i shtatë më i paguar në skuadër dhe fiton vetëm 20 mijë euro më shumë se Jua Mata.
Ndërsa, sa i përket me të paguarve, atëherë De Gea fiton rreth 375 mijë euro në javë, ndjekur nga Pogba me 290 mijë euro në javë.