Alb'swiss TV
Sport

Manchester United në aksion, nis kontaktet me yllin e Milanit

manchester-united-ne-aksion,-nis-kontaktet-me-yllin-e-milanit

Hakan Calhanoglu mund të ndryshojë ekip qysh në janar.

Sipas Tuttosport, Manchester United tashmë kanë kontaktuar agjentin e Hakan Calhanoglu për të diskutuar për një transferim të mundshëm në Old Trafford si lojtar i lirë.

Hakan ka kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2021 dhe deri më tani, dy palët s’kanë qenë aspak afër arritjes së marrëveshjes për rinovimin.

Calhanoglu fiton 2.5 milionë aktualisht, por agjenti i lojtarit tani kërkon kontratë 7 milionë në vit.

Unitedi ka kohë që po e monitoron situatën e 26-vjeçarit dhe do të luftojë me Juventusin për ta rrëmbyer futbollistin në vitin 2021.

Ka spekulime se lojtari mund të përfundojë në Juventus, sidomos pas fotos ditë më parë me bashkëkombësin dhe futbollistin e “Zonjës së Vjetër”, Merih Demiral, të cilin e vizitoi në Torino.

Të ngjajshme

Diego Costa po largohet nga Atletico Madridi

albswiss.com

Sonte na pret një super ndeshje në Ligën e Kombëve

albswiss.com

Juventus ka gati ofertën për yllin argjentinas

albswiss.com