Mark Clattenburg është i habitur se si nuk iu dha penallti Unitedit ndaj Chelseat – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Mark Clattenburg është i habitur se si nuk iu dha penallti Unitedit ndaj Chelseat

mark-clattenburg-eshte-i-habitur-se-si-nuk-iu-dha-penallti-unitedit-ndaj-chelseat

Manchester United duket se është vjedhur në përballjen ndaj Chelseat që u zhvillua të dielën e 28 shkurtit në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq barazuan pa gola ndaj The Blues në Stamfords Bridge, por rezultati ndoshta do të ishte më ndryshe po të ishte dhënë një penallti.

Gjyqtari veteran, Mark Clattenburg ka thënë se është i habitur se si kolegu i tij Stuart Attwell nuk dha penallti për Unitedin.

“Unë jam i habitur që Manchester United nuk mori një penallti në pjesën e parë për lojën me dorë të pastër nga Callum Hudson-Odoi”, deklaroi ai në Daily Mail.

“Krahu i lojtarit të Chelsea ishte ngritur në një pozicion të panatyrshëm dhe topi goditi dorën e tij”.

“Chris Kavanagh mendoi se gjyqtari Stuart Attwell kishte humbur një penallti të qartë, kështu që ai i dha atij mundësinë për ta shqyrtuar atë në monitorin e tij anësor”.

“Si Attwell nuk e tregoi më pas se ishte penallti, pasi u ishin treguar të njëjtat kënde si ne, është një mister”, ka shtuar më tej Clattenburg.

Të ngjajshme

Manchester United me ofertë të ‘çmendur’ për transferimin e De Ligt

albswiss.com

Pioli me deklaratë bombastike pas fitores së madhe të Milanit kundër Romës

albswiss.com

Gol i bukur nga Asensio, Real Madridi shënon golin e dytë

albswiss.com