fbpx
2.2 C
Geneva
Monday, December 30, 2024

Marramendëse: Kjo është paga vjetore e Messit, krahasohet me atë të Ronaldos

Zbulohet shuma e pagës së Messit.

Lionel Messi po i lë rivalët e tij prapa për sa i përket pagës, duke grumbulluar sa dyfishi i pagës së Cristiano Ronaldos sipas publikimit të shifrave të reja.

Barcelona ka rreth 1.1 miliardë euro në borxh, por ylli i klubit paguhet tepër mirë me një pagë mujore bruto prej 7 milionë funta.

Në anën tjetër, rivali i tij i vjetër Cristiano Ronaldo fiton një shumë mujore prej 3.8 milionë funta në Juventus, sipas shifrave të publikuara nga L’Equipe.

Përgjatë një viti, Messi merr në shtëpi një pagë prej 107.6 milionë funta në krahasim me 46.5 milionë që merr Ronaldo.

Messi dhe Ronaldo kanë mbizotëruar futbollin evropian dhe botëror për vite me radhë kështu që nuk është befasi të shohësh emrat e tyre në krye të listës.

Nën ta, Neymar futet në vendin e 3 me një pagë vjetore prej 31.3 milionë funta.

Pas tij vijnë Griezmann e Suarez me nga 29.7 milionë funta secili.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img