Alb'swiss TV
Lajme

Masat e reja, ky është orari i ri i autobusëve

masat-e-reja,-ky-eshte-orari-i-ri-i-autobuseve

Ky është orari i ri autobusëve pas masave të reja.

Ndërmarrja publike “Trafiku Urban” ka njoftuar se është zgjatur orari i qarkullimit deri në orën 20:00.

Sipas njoftimit thuhet se autobusët në Prishtinë do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 20:00.

“Sipas Vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes, autobusët e NPK “Trafiku Urban” Prishtinë do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 20:00, deri në ndonjë vendim tjetër nga institucionet përgjegjëse”, thuhet në njoftim.

Është bërë e ditur se ende vlen kufizimi gjatë pandemisë maksimumi 25 udhëtarë në autobus.

Të ngjajshme

Mësoni çfarë moti do të mbajë në dy ditët e ardhshme në Kosovë

albswiss.com

Rrëfimi për gruan nga Kosova që vdiq në Izmir: E kishte mbuluar djalin me trupin e saj

albswiss.com

Shtimi i rasteve me Covid-19, Drejtoresha e Klinikës Infektive ka një thirrje të rëndësishme për qytetarët

albswiss.com