Alb'swiss TV
Lajme

Mbi 500 pacientë me koronavirus të shtrirë në sitalet e Kosovës

mbi-500-paciente-me-koronavirus-te-shtrire-ne-sitalet-e-kosoves

Mbi 700 pacientë të shtrirë në spitalet rajonale.

Numri i pacientëve të hospitalizuar në institucionet publike shëndetësore në vend vazhdon të jetë i lartë.

Sipas raportit të siguruar nga Express, vetëm gjatë ditës së sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale janë të shtrirë 729 pacientë.

Nga këta pacientë, 11 janë në respiratorë, 29 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 528 në oksigjen.

502 nga këta persona janë të konfirmuar me COVID-19.

Vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 321 pacientë, nga ta 247 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 32 janë të konfirmuar negative me këtë virus dhe 42 janë të pakonfirmuar.

8 nga pacientë janë në respiratorë, 6 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 224 me oksigjen.

Ndërsa në spitalet rajonale janë të shtrirë 408 pacientë.

255 janë të konfirmuar pozitiv me këtë virus, 89 të konfirmuar negative dhe 64 të pakonfirmuar.

3 nga pacientët janë në respiratorë, 23 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 304 me oksigjen.

Vetëm në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 100 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 64 pacientë në Spitalin e Pejës 105 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 45 pacientë, në Spitalin e Vushtrrisë 15 pacientë, në Spitalin e Mitrovicës 34 pacientë dhe në Spitalin e Ferizajit 45 pacientë.

Të ngjajshme

U tha se i punësoi tre persona pasi i anëtarësoi në parti, reagojnë nga kabineti i Osmanit

albswiss.com

Kosova, ndër vendet më të sigurta në botë nga terrorizmi 

albswiss.com

Kosova bëhet gati të trajtojë me plazmën e gjakut pacientët me COVID-19

albswiss.com