Hasani i NISMA vajton humbjen në Llap: “Më mirë mos të isha gjallë të dielën mbrëma”.
Ish- kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Xhemajl Hasani, ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook ku ka treguar gjendjen e tij emocionale pas rezultateve të KQZ’së në këtë Komunë.
Videoja e publikuar nga Hasani ëshë kënga e Medës “Më mirë mos të isha gjallë të dielën mbrëma”.
Xhemajl Hasani njihet edhe si “modest” pasi posedon një veturë të tipit Ferrari.