Alb'swiss TV
Sport

Më në fund zbulohet e ardhmja e Paul Pogbas

me-ne-fund-zbulohet-e-ardhmja-e-paul-pogbas

Agjenti i njohur zbulon të ardhmen e Paul Pogbas.

Agjenti i njohur i futbollit, Mario Cenolli ka dhënë mendimin e tij lidhur me të ardhmen e mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Francezi nuk është duke kaluar kohën më të mirë të “Djajtë e Kuq” dhe mbetet i lidhur me largimin në verën e ardhshme.

Pogba kërkohet me ngulm nga Real Madridi dhe Juventusi, derisa Cenolli mendon se agjenti i lojtarit, Mino Raiola do bëjë çmos që ta transferojë në “Santiago Bernabeu”.

“Mendoj se Pogba do shkoj të Real Madridi. Nuk mendoj se do transferohet të Juventusi. Në mendimin tim Mino Raiola do bëjë vendimin e tij”.

“Mendoj se është koha e duhur për kalimin të Reali. Mund të bëhet shkëmbim të lojtarëve me Unitedin. Ndoshta do i përshtatet ndonjë britanik. Mendoj se do ndodh në qershor”, tha ai.

Sidoqoftë, edhe gjiganti italian, Juventus është duke vëzhguar nga afër kampionin e Botës.

Të ngjajshme

Union Berlin ndal Bayernin

albswiss.com

Kush po e quan Lionel Messin ‘jashtëtokësor’

albswiss.com

Një vit më parë, tifozët anglezë kujtojnë pritjen madhështore që iu bë në Kosovë

albswiss.com