Me një lojtar më pak, Porto eliminon Juventusin nga Liga e Kampionëve – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Me një lojtar më pak, Porto eliminon Juventusin nga Liga e Kampionëve

me-nje-lojtar-me-pak,-porto-eliminon-juventusin-nga-liga-e-kampioneve

Porto e çon Juven te shpia me një lojtar më pak pas 120 minutave lojë.

Juventusi bashkë me Cristiano Ronaldon janë eliminuar nga Liga e Kampionëve. Porto ka arritur të shënojë golat e shumë kërkuar si mysafirë që pavarësisht humbjes 3-2 në Torino dhe rezultatit të përgjithshëm 4-4, arriti të eliminojë Juventusin dhe të kualifikohet në çerekfinale.

Përfundon aventura e Juventusit për këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër është eliminuar nga Porto në 1/8 e finales.

Juve duhej të përmbyste gjithçka në Torino dhe pas 90 minutave lojë, dhe me një lojtar më shumë në fushë, pasi Mehdi Taremi u përjashtua me të kuq në minutën e 54’ – arriti ta bëjë këtë duke triumfuar në kohën e rregullt me rezultatin 2-1, për ta dërguar sfidën në vazhdime.

Natyrisht, me një lojtar më shumë në fushë, pjesën më të madhe të vazhdimeve e dominuan vendasit, me raste të mira shënimi, por assesi të gjenin golin që do t’i dërgonte në çerekfinale.

Përderisa Juve nuk shënoi, atëherë kur e prisnin më së paku, e pësuan. Porto shënoi për 2-2 në minutën e 115’. Ishte Sergio Oliveira qe realizoi për mydafirët.

Ky gol këputi këmbët lojtarëve të Juves që tani duhej të shënonin dy gola të shpejtë për të arritur kualifikimin.

Juve reagoi menjëherë, Adrien Rabiot realizoi për 3-2 në minutën e 117’, për ta çuar rezultatin e përgjithshëm në 4-4, por vlera e golit mysafirë ishte në favor të Portos dhe kështu, Juve u detyrua t’i thotë lamtumirë Ligës së Kampionëve.

Të ngjajshme

Ky pritet të jetë formacioni i Spanjës ndaj Kosovës

albswiss.com

Para ndeshjes me Manchester Unitedin, Milani merr lajme shumë të mira

albswiss.com

Barcelona – Huesca, këto janë formacionet zyrtare

albswiss.com