fbpx
18.8 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Me shumë ndryshime, me këtë formacion do të paraqitet Milan kundër Atalantës

Kryetrajneri i Milanit, Stefano Pioli, do të bëjë disa alternativa në formacionin e tij startues për ndeshjen kundër Atalantës në krahasim me atë që u përball me Atletico Madrid.

Sipas MilanNews, Mike Maignan duhet të jetë në portë ndërsa Simon Kjaer është gati të kthehet në pozicionin e tij si partneri i Fikayo Tomorit, me Alessio Romagnoli gati për pushim,përcjell ORAinfo.

Në mesfushë tre lojtarë konkurrojnë për dy vende, me Franck Kessie dhe Sandro Tonali favoritët për të filluar nga fillimi siç qëndrojnë gjërat.

Alexis Saelemaekers duhet të jetë në krahun e djathtë, me Brahim Diaz playmaker dhe Rafael Leao në krahun e majtë, dhe Ante Rebic qendër-sulmues edhe një herë, me Oliver Giroud gati të qëndruar në stol pasi ai nuk është ende në 100% e tij.

AC Milan XI (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Kjaer, Tomori, Theo; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Diaz, Leao; Rebiç./ORAinfo/

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img