Alb'swiss TV
Lajme

Memli Krasniqi pas takimit me Vjosa Osmanin: Fundi i janarit do të ishte i përshtatshëm për zgjedhje

memli-krasniqi-pas-takimit-me-vjosa-osmanin:-fundi-i-janarit-do-te-ishte-i-pershtatshem-per-zgjedhje

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë që fundi i janarit do të ishte koha e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Këto deklarata ai i bëri pas takimit me ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani.
“Unë e njoftova se ne e kemi mirëpritur vendimin sepse ka kohë që kemi kërkuar mbledhjen e partive politike për të bërë shpërndarjen e këtij legjislativi. Ne presim që data e zgjedhjeve të shpallet sa më shpejtë që të jetë e mundur, brenda atij harku kohorë që e përcakton edhe Gjykata Kushtetuese. Mendojmë që fundi i janarit do të jetë koha e duhur”, ka thënë ai.

Krasniqi tha se zgjedhjet e parakohshme janë kërkuar edhe më parë nga PDK-ja.

“QËsh5të e domosdoshme që të mos humbet kohë. Viti i ardhshëm po vie me shumë pikëpyetje të funksionimit institucional. Por edhe probleme të tjera të funksionit normal të shtetit”, ka thënë më tutje ai.

Të ngjajshme

‘Avullimi’ i dy milionëshit, shteti sekuestron tri vetura

albswiss.com

A do të merret Shtëpia e Bardhë me marrëveshjen Kosovë-Serbi nëse Trump fiton mandatin e dytë?

albswiss.com

Infektohet me koronavirus Ambasadori i Kosovës në Shqipëri

albswiss.com