Alb'swiss TV
Sport

Merret vendimi, Eriksen largohet nga Inter në janar

merret-vendimi,-eriksen-largohet-nga-inter-ne-janar

Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka konfirmuar se mesufshori Christian Eriksen, do largohet në janar.

Danezi që prej transferimit të “Neurazurët” në janarin e kaluar nuk ka gjetur formën e duhur në formacionin e Antonio Contes.

Marotta duke biseduar për Sky Sports, ka konfirmuar se Eriksen është në listën e shitjeve dhe mund të largohet në janar.

“Po, mund të konfirmojë se Christian Eriksen është në listën e transferimeve. Do largohet në janar”.

“Nuk është në planet e tona dhe ka pasur kohë të vështirë të Interi. Mendoj se është e drejtë që Eriksen të largohet që të gjejë më shumë hapësirë”, tha ai.

Destinacioni më i preferuar mbetet PSG-ja, derisa interesim kanë shprehur Manchester Unitedi dhe Arsenali.

Të ngjajshme

Derbi Milan – Roma, super ndeshja nis në këtë orë

albswiss.com

Napoli me fitore përmbysëse, s’ka minuta për Amir Rrahmanin

albswiss.com

Atletico Madrid vihet pas mbrojtësit të Arsenalit

albswiss.com