Aaron Ramsey do të largohet nga Juventusi.
Mesfushori uellsian nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Andrea Pirlo dhe do të shitet gjatë kësaj vere.
Mediumet italiane kanë raportuar të shtunën se Ramsey mund të rikthehet në Premier League.
Interesim për mesfushorin kanë shprehur Liverpooli dhe West Hami.
Për ta liruar lojtarin Juventusi, po kërkon rreth 30 milionë euro.
30-vjeçari ka kontratë me “Zonjën e Vjetër”, deri në vitin 2023.
Këtë edicion në Serie A, në 18 paraqitje ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime.