Mësohet se si është gjendja shëndetësore e Patricios – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Mësohet se si është gjendja shëndetësore e Patricios

mesohet-se-si-eshte-gjendja-shendetesore-e-patricios

Trajneri i Wolvesit tregon gjendjen shëndetësore të Rui Patricios.

Rezultati i ndeshjes Wolves – Liverpool u la në plan të dytë kur portieri i “Ujqërve” pësoi një lëndim të frikshëm.

Në minutën e 87-të, Rui Patricio u godit nga një bashkëlojtar.

Siç raporton “The Mirror”, Patricio ka qëndruar i shtrirë për 13 minuta në fushë deri sa ekipi mjekësorë ka dhënë ndihmën e parë.

Portugezit i është vendosur maska e oksigjenit dhe mbajtësja e qafës.

Por, trajneri i Wolvesit, Nuno Espírito Santo ka thënë se gjendja e Rui Patricios është e mirë.

“Ai po flet, ai mban mend. Ai është mirë. Çdo gjë është mirë”, u shpreh Santo në prononcimin pas ndeshjes.

Kujtojmë se Liverpooli e fitoi këtë ndeshje me rezultat minimal 0:1, falë golit të ish-futbollistit të Wolves, Diogo Jotas.

Për shkak të lëndimit të Rui Patricios, ndeshja shkoi deri në minutën e 106-të.

Të ngjajshme

Borussia Dortmund – Sevilla, formacionet zyrtare

albswiss.com

Nëse nuk intonohet himni i Kosovës në Spanjë, nuk luhet ndeshja

albswiss.com

Reali kualifikohet n‘çerekfinale

albswiss.com