Alb'swiss TV
Sport

Messi dhe De Jong nuk udhëtojnë në Ukrainë me Barcelonën, mësohet arsyeja

messi-dhe-de-jong-nuk-udhetojne-ne-ukraine-me-barcelonen,-mesohet-arsyeja

Messi dhe De Jong nuk do të udhëtojnë në Ukrainë me Barcelonën.

Skuadra e Barcelonës e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar që do të udhëtojnë drejt Ukrainës, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dinamos.

Në listën e të ftuarve nuk gjenden emrat e Lionel Messit dhe Frenkie de Jong, ndërsa është ftuar për herë të parë Matheus Fernandes për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, raporton Gazeta Express.

“Ne kemi vendosur të mos i marrim Messin dhe De Jong sepse situata jonë në Ligën e Kampionëve është mjaft e rehatshme dhe ata kanë nevojë për pushim. Është koha të pushojnë”, u deklarua trajneri Roland Koeman.

Matheus Fernandes ka qenë i lënduar dhe ende nuk ka debutuar me fanellën e Barcelonës, mesfushori u transferua të gjigantët spanjoll në afatin kalimtar të verës nga skuadra braziliane, Palmerias.

Oscar Mingueza është lojtari tjetër nga akademia e Barçës i cili mund të debutojë këtë sezon, pas Ronald Araujo i cili debutoi në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kundër Ferencvaros.

Edhe Philippe Coutinho është rikthyer nga lëndimi dhe pritet të startojë që nga fillimi i ndeshjes.

Barcelona do të luaj të martën kundër Dianmos së Kievit, ndeshje kjo e cila fillon nga ora 21:00.

Të ngjajshme

Klubet që siguruan avancimin tutje në Europa League

albswiss.com

Lajm i keq nga Vedat Muriqi

albswiss.com

Drita me fitore përmbysëse ndaj Gjilanit

albswiss.com