“Messi mund të largohet kur të dojë, për fat të keq” – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

“Messi mund të largohet kur të dojë, për fat të keq”

“messi-mund-te-largohet-kur-te-doje,-per-fat-te-keq”

Lionel Messi mund të largohet kur të dojë, për fat të keq, kështu ka thënë Laporta.

Joan Laporta është prezent në media dhe nuk ngurron të flasë për qëndrimin e Messit te Barcelona.

Disa ditë më parë ai lëshoi një deklaratë të fortë, duke theksuar se argjentinasi do të largohet nëse vetë Laporta nuk zgjidhet president i katalanasve.

Kandidati për president ka folur edhe për trajnerin Ronald Koeman, për të cilin flet vetëm fjalë të mira.

“Propozimi që do ti bëjmë Messit do të shikohet me vullnetin për ta pranuar. Ofertat ekonomike të klubeve shtetërore janë shumë të rëndësishme.
Gjëja më e mirë për Messin është të qëndrojë. Ju e dini se si do të ishin marrëdhëniet tona dhe si do ta drejtoj klubin. Lojtarët e dinë që ditën që do largohen do e bëjnë nga dera e përparme, sikurse duhet.

Messi mund të largohet kur të dojë, për fat të keq, pasi kontrata i mbaron.

Unë do të bëj të gjitha propozimet, për aq sa është e mundur financiarisht, për të vazhduar me ne. Ai dëshiron titujt dhe unë do mundohem t’i tregoj dashuri”, është shprehur Laporta për “El matí de Catalunya Ràdio”.

Të ngjajshme

Pothuajse punë e kryer: Milan transferon yllin e Serie A

albswiss.com

Kjo është deklarata e Ramos pas fitores ndaj Kosovës

albswiss.com

Kombëtarja e Kosovës bie në rënditjen e FIFA-s

albswiss.com