Alb'swiss TV
Sport

Messi sot mund të barazojë rekordin e Peles

messi-sot-mund-te-barazoje-rekordin-e-peles

Messi mund të barazojë rekordin e Peles në takimin përballë Atletico Madridit.

Lionel Messi mund të barazojë sonte një rekord të madh, tani atë që i takon legjendës më të madhe të futbollit, Peles.

Argjentinasit ka shënuar 640 gola për Barcelonën dhe qëndron vetëm tri mbrapa legjendës braziliane që i ka shënuar te Santosi.

Gjëja e vetme që i mungon argjentinasit është het-triku, për të realizuar një gjë të tillë, mirëpo sonte do ta ketë përballë Atletico Madridin.

Kjo gjë duket se nuk është e pamundur, pasi në të kaluarën gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka realizuar tre het-trike deri më tani në karrierë përballë Los Rojiblancos.

Altetico Madridi është viktima favorite e Messit, pasi ka shënuar 32 herë në 41 ndeshje, 26 në ligë dhe pesë në kupa.

Messi ka arritur 640 gola deri më tani në 16 vite karrierë te Barcelona, derisa Peles u janë dashur 17 vite për të shënuar 643.

Të ngjajshme

“Të gjithë duam që Lionel Messi t’i bashkohet PSG-së”

albswiss.com

Ibrahimovic rrëfehet: Pioli nuk më jep leje, kam 25 fëmijë te Milani

albswiss.com

Prishtina e mposht Ballkanin në “Fadil Vokrri”

albswiss.com