Alb'swiss TV
Showbiz

Mihrije Braha dhe Naim Abazi izolohen në shtëpi, zbulohet arsyeja

mihrije-braha-dhe-naim-abazi-izolohen-ne-shtepi,-zbulohet-arsyeja

Këngëtarët e njohur kosovarë, Naim Abazi dhe Mihrije Braha janë karantinuar në shtëpi.

Ishte parashikuar se Mihrije Braha dhe Naim Abazi të ishin pjesë e emisionit të Rudina Magjistarit, por dyshimet se ata kontraktuar virusin COVID-19, shtynë çiftin të mos paraqiteshin fizikisht dhe të izoloheshin në shtëpi.

Por produksioni dhe çifti ranë dakord që intervistën ta realizojnë në mënyrë virtuale nëpërmjet Skype, ku Naimi i cili me profesion është edhe doktor, ka vënë re disa simptoma shqetësuese tek vetvetja.

“Ju e dini që unë jam doktor dhe vura re disa shenja dhe u frikësova se mos kam Covid dhe akoma nuk e di saktë”, u shpreh Abazi.

Ai në ndërkohë thotë se e ka bërë tamponin për testim dhe se po pret rezultatet në ndërkohë.

Më pas këngëtari vijon të detajojë disa nga simptomat që ka ndjerë duke thënë, “në kisha një kollitje të lehtë e cila tani ka ndaluar por tani është periudhë Covidi dhe duhet të jemi të kujdesshëm. E patëm frikën se nëse na i japin rezultatin qoftë edhe në momentet që jemi tek ju, nuk do ishte mirë. Me shumë dëshirë do vinim sot në Tiranë”.

Gjithashtu edhe Mihrija deklaroi se ka përjetuar disa simpatoma që bashkëshorti i saj kishte vënë re, por që të bëjë testin edhe ajo, fillimisht po pret për rezultatin e Naimit.

Të ngjajshme

Besiana publikon foto provokuese nga pishina, cili do të jetë reagimi i Shkurte Fejzës?

albswiss.com

Ku është nisur me këtë veshje provokuese këtë mëngjes Nora Istrefi?

albswiss.com

Leonora e veshur e tëra me lëkurë, po duket si të ishte 20 vjeҫare

albswiss.com